Mbylljen e procesit screening mes Tiranës dhe Brukselit në një kohë rekord, qeveria ia dedikon adminsitratës sonë publike. Kryeministri Edi Rama i fton të gjithë nëpunësit të angazhohen më shumë dhe të besojnë se puna e tyre e përditshme ndikon në rrugën e integrimit.
“Nga sa edhe si do të punojë administrata, do të varet rruga në BE dhe cilësia e shërbimit ndaj qytetarët“.
Dy shembuj jua mori nga sporti, për t’ju treguar se vullneti është përcaktues.
“Shikojeni veten si lojtarë të Ekipit Kombëtar. Duhet të fokusohemi tek anëtarësimi, pa marrë parasysh asgjë, si Luiza Gega”.
Shefi i qeverisë është i bindur se reforma dhe shërbimi ndaj qytetarëve është një punë që duhet bërë për përmirësimin e jetës së shqiptarëve, e jo për të kënaqur Brukselin.
“Ne do të jemi gati për BE-në, përpara se sa BE të jetë gati për ne”.
Të rinjve që mund të jenë në dilemë, për tu punësuar në shtet apo për tu larguar nga vendi, kryeministri ju drejtoi këtë mesazh.
“Jua keni borxh prindërve dhe shtetit”.tha ai.
Diskutime rreth kësaj post