Presidenti Ilir Meta ka përshendetur vendimin e administratës Postare të Kombeve të Bashkuara për të stampuar thënien lapidare të Nënë Terezës: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe’.
Deklarata e Metës:
“E përshëndes vendimin e Administratës Postare të Kombeve të Bashkuara për të stampuar këtë porosi të përjetshme dhe frymëzuese të Shenjtores Nënë Tereza, në nderim të veprës së simbolit shqiptar dhe botëror të humanizmit e solidaritetit njerëzor, shembulli i së cilës duhet të na udhëheqë në përditshmërinë tonë.”-shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post