Firma gjermane e atleteve, Adidas, ka sjellë tashmë në treg modelin e fundit të atleteve.
Por nuk bëhet fjalë për atlete të zakonshme.
Janë në fakt një kompozim i mbetjeve plastike të gjetura në plazhe dhe oqeane. Atletet janë krijuar në partneritet me “Parley for the Oceans”, një organizatë ambientaliste themeluar nga Cyrill Gutch që synon pastrimin e ujërave të oqeaneve. Çdo vit, 6,5 – 8 millionë ton mbetje plastike gjenden në det.
Për Erman Aykurt, drejtorin e dizajnit të Adidas Original, qëllimi i këtij bashkëpunimi është ndërgjegjësimi i duhur lidhur me gjendjen e oqeaneve tek klientët e adidas-it, dhe inkurajimi i diskutimeve rreth risive në ambient.
Diskutime rreth kësaj post