Gazetari Adi Krasta, kishte të ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e tij, deputetin e Partisë Socialiste Ervin Bushati.
Teksa po komentonin dorëheqjen e kancelarit të Austrisë Sebastian Kurz, pati dhe një debat mes moderatorit dhe Bushatit.
Deputeti rikujtoi edhe njëherë historinë e bërë publike prej tij se Basha nuk ka marrë asnjë votë në lagjen e tij. Mirëpo, Krasta e kundërshtoi duke i thënë të mos tregojë të njëjtën histori.
Në debat e sipër gazetari me ironi thotë se Bushati do të jetë kryeministri i qeverisë teknike.
Debati:
Krasta: Kurz dha dorëheqjen…
Bushati: Dëgjo, a e di ti se sa vota mori Basha ke lagja ime, aty ku ai ka lindur…
Krasta: Të lutem jo të njëjtën histori në çdo televizion që shkon ..
Bushati: Faleminderit që më ndiqke…
Krasta: Të ndjek mo si s’të ndjek, ti do të bëhesh kryeministri i ardhshëm, ai i qeverisë teknike…
Diskutime rreth kësaj post