Italia mundi Austrinë për të kaluar kështu në çerekfinale. Italianët janë gjithë sy e veshë për të mësuar se cila do të jetë skuadra tjetër e radhës më të cilën do ndeshen për të shkuar në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian.
Në konferencën e dhënë pas fitores Françesko Açerbi shprehu edhe dëshirën e tij se kë preferonn mes Portugalisë dhe Belgjikës në çerekfinale.
Mbrojtësi italian u shpreh se më shumë dëshironte luzitanët pasi tha se do e kishte më të thjeshtë për të ndaluar Ronaldon se sa sulmuesin e kombëtares belge, Lukakun.
“Dua Portugalinë në çerekfinale. Unë mendoj se Lukaku është më i vështirë për t’u bllokuar. Të dy janë lojtarë të fortë por Lukaku është më i vështirë për t’u ruajtur sepse është më i fortë fizikisht. Ai luan shumë me forcë dhe është një sulmues i vërtetë. Ronaldo është një sulmues i mirë po ashtu por më i lehtë për t’u mbajtur.”- u shpreh Açerbi.
Ndeshja mes Portugalisë dhe Belgjikës do të luhet sonte në orën 21:00, ku fituesi i këtij çifti do i duhet të ndeshet me Italinë.
Diskutime rreth kësaj post