Shqipëria vijon të jetë e mbërthyer nga acari me temperatura deri në -16 gradë. Në Korçë dhe Peshkopi në disa zona malore temperaturat këtë të mërkurë kanë regjistruar në -22 dhe -16 gradë Celsius.
Gjatë mbrëmjes së kaluar rekordin e temperaturave e mban Qafa e Thorës me – 22 gradë C, ndërsa në Vermosh, ato kanë arritur deri në -17.
Në akset Bogë – Theth dhe nga Leqet e Hotit e Deri në Vermosh, ka prani ngricash dhe këshillohet përdorimi i zinxhirëve.
Akset nacionale janë të gjitha të kalueshme, por autoritetet rekomandojnë përdorimin e gomave dimërore për shkak të ngricave që mund të krijohen në rrugë.
Për shkak të acarit dhe temperaturave ekstremisht të ftohta, ministria e Arsimit ka kërkuar pajisjen me sistem ngrohje të 28 shkollave në vend.
Ndërsa në shkollat në Devoll të Korçës dhe në Dibër, orët e mësimit janë reduktuar në 10 minuta.
Sipas sinoptikanëve kjo javë ka regjistruar ditët më të ftohta të dimrit.
Nga e enjtja i ftohti siberian do të vijojë të tërhiqet gradualisht nga Shqipëria.
Diskutime rreth kësaj post