Analisti Milaim Zeka shprehet i bindur se reputacioni e besueshmëria në popull i Albin Kurtit po bie në mënyrë të shpejtë dhe për këtë arsyeja janë vendimet e tij.
Së pari ai e cilëson si skandaloze vendimin për largimin e 12 ambasadorëve të Kosovës, duke i lënë papërfaqësuar.
“Ai po sillet si ato Kemerët e Kuq në Kambioxhia, që i kanë hedhur nga dritaret frigoriferët dhe tavolinat sepse ishin të borgjezisë. Apo si Khameini, kur Franca hoqi mbretin modern të Iranit dhe i solli ata në pushtet, apo si Enver Hoxha që nuk njohu arritjet e mbretit Zog”, – tha Zeka.
Deri më tani sipas tij, 12 ambasadorët nuk janë zëvendësuar dhe ky është një skandal. “Rasti më skandal është ai i ambasadorit në Australi, i cili për tre muaj priste pasuesin dhe se nuk kishte kujt t’ia dorëzonte detyrën. Më pas njoftoi se çelësat e zyrës i la në ambasadë. Jo vetëm që është skandal, por qytetarët normal do të dilnin në protestë. Me pas investuar Vuçiç 1 milionë euro nuk ia kishte arritur qëllimit sa ia ka arritur Kurti, për 6muaj”, – tha Zeka.
Më tej ai bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos pranojë për ambasador kandidaturën e kontestuar si përfaqësues të Kosovës, pasi ai sulmuar ashpër UÇK-në dhe heroin Adem Jashari.
“Albin Kurti është abuzuesi më i madh në këto 100 vite, janë dy burrat që i kanë besuar kundërshtarët politik, është Ahmet Zogu që emëroi Konicën, ambasadori. E Ibrahim Rugova që bëri Haradinajn kryeministër. Ai Kurti është duke bërë të njëjtën gjë që kanë bërë Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, dhe krerët e LDK e nuk e ndoqën rrugën Rugovës”, – shtoi ai. Analisti Zeka bëri thirrje që të lihen pas nacionalizmat sa i përket Open Balkan.
Diskutime rreth kësaj post