Gjykata e Korçës, ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 29-vjeçarin Kledi Tirollarin, i cili akuzohet të ketë kryer marrëdhënie s*eksuale më një të mitur.
Denoncimi është bërë nga nëna e të miturës pak ditë më parë, ndërsa ka qenë 12-vjeçarja e cila në prani të psikologëve ka pranuar se është në një lidhje 2-vjeçare me Tirollarin.
Ndërkohë, vetë Tirollari përpara trupit gjykues nuk ka pranuar akuzën, teksa ka thënë se nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.
Ndërkohë, në dosjen e prokurorisë sipas avokatit Denis Mekolli, nuk ka një akt mjekoligjor për të vërtetuar akuzën.
Sipas avokatit, nëna e vajzës e ka denoncuar këtë rast për shkak të grindjes me bashkëjetuesin.
Diskutime rreth kësaj post