Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, komentoi heqjen e imunitetit të Arben Ahmetaj nga Kuvendi, ku tha se gjëja më e drejtë ishte abstenimi dhe jo votimi kundër, pasi nuk kishte fakte dhe nuk kishte njohje për dosjen e tij.
Duke i bërë një paralelizëm me çështjen “Gërdeci”, ku Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, ai tha se nuk i është shmangur në asnjë moment procesin e gjykimit.
“Gjëja më e drejtë është jo që të votojmë kundër, por të abstenojmë. Nuk kemi votuar kundër, por kemi abstenuam pasi nuk kemi pasur njohje në dosje. Është gjykata që bën hetimet e gjykon, jo unë. Në këtë pikëpamje vlerësuam që duhet të abstenojmë për aq kohë sa nuk kishim fakte. Nuk mund ta them nëse ka bërë mirë që është larguar apo jo, por në rastin tim, unë nuk i jam shmangur në asnjë moment procesit të gjykimit. Unë kam kërkuar që të pyetem nga Prokuroria dhe nuk jam pyetur. Unë do bëj luftën time dhe jam krenar për detyrën që kam pasur si ministër”, u shpreh Ahmetaj.
Diskutime rreth kësaj post