Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka marrë pjesë në inaugurimin e shkollës së rinovuar në Rozhajë, e cila është e vetmja ku mësohet gjuha shqipe.
Abazoviq deklaroi përmes rrjeteve sociale se kjo është hera e parë që një kryeministër i shtetit malazez vjen në këtë shkollë ku mësimin e ndjekin 23 nxënës.
Ai ka thënë se punimet kanë kushtuar 250 mijë euro ndërsa Abazoviq shoqërohej edhe nga Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj dhe Ministrin e Arsimit, Miomir Vojinoviq, transmeton Telegrafi.
“Po hapim një shkollë të rikonstruktuar në Rozhajë, IP ShF Dacaj. Kemi të bëjmë me të vetmen shkollë në Rozhajë që mësohet në gjuhën shqipe. Sot është hera e parë në histori që kjo shkollë vizitohet nga kryeministri, punimet kapin vlerën e rreth 250 mijë euro, ndërsa në shkollë vazhdojnë mësimet 23 nxënës”, tha ai.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka shpërndarë në rrjetet sociale foto nga vizita e kryeministrit të Malit të Zi ka bërë për inaugurimin e shkollës në Rozhajë.
“Nga sot fëmijët në Rozhajë të Malit të Zi do të shkollohen në gjuhën shqipe në shkollën e sapo inauguruar nga miku im Dritani, më i miri ynë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Diskutime rreth kësaj post