Miqësia mes Armaldos dhe Jorit ka nisur që brenda shtëpisë së “BBV2” dhe ka vazhduar edhe jashtë. Këtë na e kanë treguar vetë ata me postimet e ndryshme në Instagram, ku na kanë treguar edhe momente ‘funny’. Ditën e sotme kanë postuar në Instastory një screenshot nga një videocall mes tyre, ku duken mjaft të qeshur dhe duket se tashmë janë miq shumë të mirë.
Armaldo Kllogjeri ishte i ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top”, në emisionin “E Diell”. Armaldo ka komentuar në lidhje me zërat që qarkullojnë se marrëdhënia e tij dhe Kiarës pas daljes nga “Big Brother VIP” nuk është aq miqësore sa ishte brenda shtëpisë, duke u nisur nga fakti që ata nuk e ndjekin nëjri-tjetrin në rrjetet sociale. Maestro tha se ai e ka telefonuar Kiarën pas propozimit të Luizit për ta uruar dhe se ata vijojnë të jenë miq.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post