Mbretëria e famshme e Ardianëve ka qenë ajo që i ka dhënë Ilirisë një pasqyrë tjetër dhe e ka bërë të famshmë në botë si për ashpërsinë që kishin në luftë, por edhe për zgjuarsinë dhe mjetet që posedonin.
Nuk ishte e perceptueshme që në atë kohë një grua të merrte frerët e mbretërisë, po ja që Teuta e bëri dhe e mbajti të fortë deri në momentin që nuk mund ta përballonte dot më sulmin ndaj Romës së madhe e të fuqishme.
Pas marrjes së pushtetit nga Romaket, Teuta u detyrua që të largohej, po nuk mundej që kurrësesi të linte pasurinë e mbretërisë së saj në mëshirë të fatit, ndaj edhe kishte dy rrugë, ose ta merrte me vete ose ta fshihte. Ta merrte me vete ishte gati e pamunudur pasi skishte sesi të ruante një thesar të tillë, ndaj edhe u vendos që të fshihej.
Gojëdhënat janë të shumëta dhe flasin për këtë fakt, po një prej tyre është më e fortë se të gjitha, ajo ku thuhet se ky thesar fshihet në zonën e Mokrës në Pogradec.
Një zonë e rrethuar nga malet dhe me një luginë në mes dukej si vendi ideal për fshehjen e një pasurie të tillë.
Thuhet se përballë sulmit, Teuta urdhëroi sigurimin e menjëhershëm të thesarit mbretëror. Kështu ajo në pranverë të vitit 229 p.e.s. urdhëroi transferimin e thesarit në drejtim të një vendi të fshehtë, të largët e të sigurt.
Thesari u transportua nëpërmjet vijës “Egnatia” në brendi të Ilirisë, vend ky në rrjedhën e sipërme të lumit Ordaj, rreth 160 km në territoret ndërmjet këtyre vëndeve të banuara nga fiset e Dasaretëve dhe Enkelejve në territorin e qytezës së lashtë Lungë, sot fshati Llënga.
Në këtë qytezë ndodhet Kanoni i Llëngës dhe N’kisura (ngushtica) e Grykës së Gurit.
Kjo ngushticë, ky vendkalim i rrugës Egnatia ndjek rrjedhën nga vendburimi i lumit Shkumbin (Ordaj). Sipas gojëdhënës, një njësi speciale udhëhoqi 40 mushka me ar, gurë të çmuar dhe diamante, në territorin e një qyteti antik që mendohet të jetë Lunga ose Llënga e sotme.
Fillimisht u krye – siç thotë legjenda ata arritën të bënin një devijim të vogël të lumit, e më pas 6.000 kg, aq sa peshonte thesari, u fut brenda një pjese në shkëmb, e cila më pas u izolua me mur guri. Lumi u lëshua sërish në rrjedhën e tij duke e bërë në këtë mënyrë të padukshëm vendin e thesarit.
Legjenda vazhdon të tregohet edhe sot e kësaj dite duke ngjallur një kureshtje të pamasë tek kushdo që e dëgjon, por ende nuk dihet nëse kjo është diçka e vërtetë, apo një legjendë e mbetur aty, në kufirin midis reales dhe joreales.
Diskutime rreth kësaj post