Pas tensioneve në Parlament, deputetja Rudina Hajdari ka treguar anën tjetër të një politikaneje që del nga Kuvendi për të takuar qytetarët pa ekip sigurie me vete.
Hajdari deklaroi se nuk ndihet e rrezikuar pasi nuk ka bërë asgjë për t’u ndjerë e tillë, ndërsa shtoi se merr ndjesi pozitive nga takimet me qytetarët.
“Në Valbonë kemi takuar njerëz me aftësi të kufizuara, tregtarë, të gjitha kategoritë. Kemi njohur problematikat që ka qyteti. Jeni mësuar me takime që ulet kryetari diku që të gjithë e dëgjojnë. Ne pamë që në vend me aq shumë njerëz, ka nevojë për shumë ndryshim.
Ndryshimi fillon tek vendet lokale. Nuk shoqërohem me personel sigurie. Kam një ekip që është pjesë e lëvizjes së re. Unë nuk ndihem e sulmuar sepse nuk kam bërë asgjë. Ne ndihemi shumë mirë sepse kur shkojmë në qytete ata thonë shyqyr që erdhët sepse po jepni një model të ri”, u shpreh Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post