Tërmeti i fuqishëm që goditi zonën lindore të Turqisë pasditen e së premtes nuk pritet të ketë asnjë ndikim në vendin tonë, pasi Shqipëria dhe Turqia nuk janë në të njëjtin brez sizmik.
Sizmologët qetësojnë duke thënë se edhe pse vende me aktivitete të larta sizmike, dy vendet tona nuk ndodhen në të njëjtën pllakë tektonike çka e bën të pamundur që efektet e goditjeve kaq të forta të shtrihen dhe në Shqipëri.
Ndërkohë tërmeti i 26 Nëntorit i shkalles 6.3 Rihter është pasuar nga plot 2400 goditje, intensiteti i të cilave në Institutin e Gjeoshkencës thonë se ka ardhur duke u ulur.
Diskutime rreth kësaj post