Tërmeti 4.9 i shkallës Rihter i mbrëmjes së të martës, me epiqendër fshatin Bubq ka rikthyer edhe njëherë pasigurinë dhe frikën tek qytetarët. Pas një qetësie që nga pasgoditjet e zgjatura të tërmetit të 26 nëntorit, qytetarët e Tiranës, Durrësit dhe rrethinave, braktisën edhe njëherë banesat mbrëmë.
Teksa jemi përballë një situate të tillë, pyetja që i mundon të gjithë është: A do kemi më goditje të forta tërmeti?
Lidhur me këtë vlen të sjellim në vëmendje edhe paralajmërimet të ekspertëve, e pranuar edhe nga ligjvënëseit turqë, se një tërmet 7.5 ballë do të godasë Stambollin dhe se do ndihet në të gjithë Ballkanin. Ndonëse tërmetet nuk parashikohen, në Turqi raportohet për marrje masash.
Këto çështje kanë sjellë edhe përplasjen e sizmiologëve shqiptarë, lidhur me shpjegimet që këta të fundit kanë dhënë për situatën nga lëkundjet në vend.
Sipas Llambro Dunit lëkundjet janë në kuadrin e pas lëkundjeve si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.
“Lëkundjet e fundit janë në kuadrin e pas lëkundjeve. Tërmeti i 26 nëntorit, në madhësinë që ka pasur, do të shoqërohet me pasgoditje, që do të vazhdojnë për disa muaj. Kjo e natës së kaluar është e kësaj natyre, kështu që mendoj se nuk ka vend për t’u shqetësuar. Kjo ngjarje e fortë do të pasohet me ngjarje shumë herë më të vogla, ndonjëra prej të cilave edhe do të ndihet. Jam i bindur që nuk do të ketë ngjarje me magnitudë më të lartë, do të ketë ngjarje me magnitudë më të vogël”.
Por ndryshe mendon kolegu i tij Rapo Ormeni. Pas goditjeve të Stambollit ai paralajmëroi për të mbajtur një sy hapur se mund të hymë në një periudhë të gjatë tronditjesh sizmike.
“Ne tani kemi hyrë në një periudhë me aktivitet sizmik të lartë. Këtë e tregoi tërmeti i Durrësit. Këto periudha kanë ciklet e tyre. Nëse periudha me aktivitet sizmik të ulët zgjat 40 vjet, periudha me aktivitet sizmik të lartë zgjatin 17-23 vjet” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post