Java e parë e muajit gusht pritet që të jetë e favorshme për të gjithë ato që kanë lënë pushimet dhe presin që ti drejtohen plazhit.
Meteorologu Hakil Osmani shprehet se gjatë kësaj jave pritet që moti të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve me kalime të herë pas hershme vranësirash në zonat malore por që nuk parashikohet të ketë reshje.
Ndërkohë sa i përket temperaturave do të jenë deri në 36 gradë, ndërsa e premtja dhe e enjtja do të jenë dhe ditët më të nxehta të javës me 38 gradë Celsius.
“Vendi ynë gjatë kësaj jave do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në zonat bregdetare ndërsa në zonat malore herë pas here do të kemi kalime të herëpashershme vranësirash por që nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit maksimumi do të jetë 35-36 gradë, përjashtuar ditën e enjte dhe të premte ku termometri do të shënojë edhe 38 gradë në Elbasan, Berat, dhe kryeqytet temperature deri në 37 gradë”, ka thënë Osmani.
Gjithashtu edhe vendet e rajonit do të jenë në mot të qëndrueshëm dhe me temperatura deri në 36 gradë.
Diskutime rreth kësaj post