Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Rudina Xhungën në emisionin “Dritare” në Vizion+ duke folur për koalicionin me LSI-në, e ka paraqitur si një koalicion normal që i mban të bashkuar dëshira për realizimin e reformave.
“Me LSI jemi koalicion dhe kemi debate, kemi shumë gjëra që na dallojnë, se përndryshe do të ishim një parti. Në këtë koalicion nuk ka pasur asnjë pengesë për reformat e thella që kemi ndërmarrë. Kjo mund të na ndante si koalicion”, u shpreh Rama.
Rama foli edhe për papunësinë duke paraqitur shifrat e vendeve të lira të punës. Ai përsëriti sërish se vende pune ka, por shqiptarët nuk duhet të bëjnë naze.
“Sot kemi mbi 6000 persona që janë në punë, që paguajnë taksa dhe kontribute. Kemi 26000 vende të lira pune. Në Korçë kemi 5000 kërkesa për punë dhe 6000 vende të lira pune. Ka shumë njerëz që janë në pamundësi për punë dhe ka shumë njerëz që nuk kuptojnë se punën duhet ta kërkosh dhe nuk duhet të bësh naze”, tha kryeministri.
Rama e ka akuzuar median për shpifjet që përhapen për të dhe familjen e tij. Ai e ka akuzuar median për mediokrizi dhe bashkëfajësi.
“Edhe pse paraqiten si të paanshëm, nuk denjojnë të konsultohen me ekspertë. Nëse politika ka shumë mëkate, media nuk asnjë mëkat më pak. Nuk them se bën të njëjtin dëm që bën politika, por jetojmë në një shoqëri ku çdo gjë në këtë vend dekriminalizohet”, u shpreh Rama.
Diskutime rreth kësaj post