I ftuar në ‘Arena’, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh se opozita nuk po planifikon më protesta të tjera.
Pjesë nga biseda në studio:
Hila: A po planifikon opozita protesta?
Shehi: Jo! Tani për tani jo. Ndërsa për listat dhe zgjdhjet faji është i Ramës. U bë për të hequr koalicionet, se përfitues është kryeministri. Unë si LZHK marr rreth 20 mijë vota. Këto vota nuk përkthehen në ansjë deputet për shkak të këtij ligji, se i kemi të shpërndara. Këto vota i shkoi koalicionit. Tashmë nuk i shkojnë më koalicionit, por ndahet mes PS-së dhe PD-së në mënyrë të barabartë.
Rama mendon se do të marrë deputetë me këtë sistem, por nuk do të marrë më shumë se 2-3 deputetë, gjë e cila do të është e papërfillshme sepse do të ketë një humbje shumë të thellë. Ligji pritet që të shkojë në presidencë, ai do ta kthejë, dhe pritet që ata ta votojnë sërish.
Diskutime rreth kësaj post