Kandidati për t’u zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka folur për rolin e liderit historik, Sali Berisha në zgjedhjet brenda PD.
Kadilli tha se ndryshe nga herët e tjera, Berisha ka një rol të distancuar.
“Nuk besoj se ka një preferencë sepse qartazi këtë herë është shkëputur, është një gjë që ndihet nga sjellja e tij dh fjalori i tij”, – tha ai.
Ndërsa për shpalljen “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, tha se këtë çështje do të duhet ta zgjidhë në rrugë private.
“Z. Berisha e ka mundësinë synimin dhe etikën për ta zgjidhur privatisht këtë çështje. E ka shmangur përfshirjen e PD, atij i dhimbset PD më shumë se sa Basha dhe jam i bindur se kjo është pasoja e ‘pjo’-ve të tij. Berisha nuk i ka kërkuar as njëlloj mbrojtje PD-së”, – përfundoi Kadilli në Euronews.
Diskutime rreth kësaj post