Analisti Frrok Çupi ka komentuar sot qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj aksioneve të fundit të SPAK që kanë tronditur administratën shtetërore dhe jo vetëm.
A po “shkëputet” Rama nga individë që janë përfolur për afera, apo po i paraprin çdo skandali që mund të zbulohet nga SPAK në vijim?
-Nuk ka lezet që kryeministri të jetë i lidhur me njerëz ‘me afera’, nuk ka ligj që e lejon që të ketë kësoj lidhjeje; madje edhe sikur lezeti dhe ligji ta lejonin- nuk do të zgjidhej në krye të vendit si qeverisës. Ça e mendojnë këta popullin shqiptar, një idiot që zgjedh në krye për të tretën herë një kryeministër që është i lidhur me afera të dyshimta? A ka zyrtarë në shtet që janë të lidhur me afera? Po, a po i shikojmë? SPAK do të mbledhë e mbledhë nga këta tipa, pirgje të tërë me zyrtarë do të bëhen në dyert e Drejtësisë, njësoj si dengjet me leshterikë në një ditë me stuhi detare.
Shoqëria jonë post- komuniste doli nga diktatura hoxhaiste dhe hyri në mizorinë e inkriminimit, sot fatkeqësisht helmi ka hyrë në palcë. Që të mund të mos dallohej mali me korrupsion në krye të shtetit, që nga ish- presidentë e ish kryeministra, piramida mafioze e shtetit lejoji dhe nxiti helmimin e shoqërisë me vjedhjet dhe krimet e llojit të vet. Tani a duhen mbledhur lehterikët? Pas pak do të bëhen pirgje leshterikë të rinj, kjo është.
Diskutime rreth kësaj post