Beogradi ka sfiduar sërish Bashkimin Europian, ku pret të bëhet anëtar pas dy vjetësh, e gjithashtu edhe NATO-n, e cila ka shpallur strategjinë për t’ju afruar Serbisë.
Tanket serbë do të marrin pjesë në një manovër të madhe që do të zhvillohet afër Moskës, e ku do jenë të pranishëm kundërshtarët gjeostrategjikë të Paktit të Atlantikut Verior, pra Perëndimit, Rusia dhe Irani.
Portali i Kremlinit, Sputnik, jo pa qëllim ka vendosur kryeartikull shkrimin që e titullon: “Tankistët serbë, në një front me Rusinë dhe Iranin”.
Nesër pasdite, një njësi tankiste niset për të marrë pjesë në manovrën “Albino”, prezente dhe 6 vende përveç Rusisë. Ekipi i Ushtrisë Serbe merr pjesë për herë të pestë në Bitalionin e Tankeve dhe ka ndryshuar ndjeshëm krahasuar me vitet e kaluara.
Njësia serbe do të zhvillojë manovër me një tank T-72B3, i cili është për herë të parë i kuq. Në grupin me Serbinë janë Rusia dhe Irani.
“Në katër ekipe serbe, vetëm dy ushtarë morën pjesë në stërvitje pasi të gjithë janë oficerë. Gjatë përgatitjeve të kryera në poligone në Serbi, u zbatua përvoja e fituar nga pjesëmarrjet e mëparshme”.
“Rusia do të jetë pengesa e sigurt e hasur për herë të parë”, thotë Majori Rade Adamoviç për Sputnik.
Në vitin 2015 serbët arritën të fitonin në manovrat ruse që zhvillohen si një lloj gare, por që në fakt atje nuk bëhet gjë tjetër veçse proklamohen tanket e prodhimit rus.
“Albino” është një lloj panairi i madh i armëve të rënda dhe të blinduara dhe në të marrin pjesë përfaqësues të qeverive të vendeve të Gjirit Arabik si dhe shteteve të tjera afrikane e aziatike, të interesuara për të blerë tanket ruse.
“Ne synojmë të dalim në gjysmëfinale. Tanket e ushtrisë serbe janë modeste”, thekson majori Adamoviç.
Tankistët serbë theksojnë se kjo është një përvojë e madhe për ta dhe një mundësi për të kontrolluar vendin e tyre në lidhje me tanket e vendeve të tjera, mbi të gjitha, atyre të Fuqive të mëdha.
Rusia është kampioni absolut i të gjitha manovrave që janë zhvilluar.
“Përveç rusëve, fituesit tradicionalë janë kinezët, , kazakët dhe bjellorusët, por as India apo Ajzerbaxhani nuk duhet lënë pas dore”, thotë majori. /Tesheshi.com/
Diskutime rreth kësaj post