Gjykatësi Ardian Dvorani, i ftuar ditën e sotme në “Top Talk” ka pohuar se ka nisur një hetim nga SPAK ndaj tij, pas kallëzimit penal të bërë nga Presidenti Meta.
Dvorani thotë se është në dijeni të hetimit që po zhvillohet.
“Po është e vërtetë, jam në dijeni që hetimi është duke u zhvilluar. Aq sa prokuroria ka kërkuar nga unë, unë i kam bërë. Unë nuk kam asnjë vlerësim dhe gjykim për hetimin që po bën Prokuroria e Posacme sepse nuk më lejohet të bëj rolin e prokurorit për Prokurorët e ceshtjes dhe as rolin e gjyqtarit apo këshilltarit sepse unë jam subjekti dhe jam palë në atë proces”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post