Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në podcastin “Inside Albania” me gazetaren Alice Taylor , është pyetur lidhur me sjelljen e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës dhe deklaratat e bëra nga ai përgjatë këtyre kohëve të fundit.
Taylor iu drejtua Bashës duke e pyetur nëse Meta ka një “as nën mëngë” dhe a mendon se në vijim do të bëhet një me Partinë Socialiste apo jo? Kësaj pyetje kryedemokrati preferoi t’i përgjigjej me një citim të shkurtër të aktorit Clark Gable, në filmin jashtëzakonisht popullor të shekullit të shkuar, “Iku bashkë me erën”.
Alice Taylor: Pyetja ime e fundit. Ilir Meta. Nuk jam fort e sigurt çfarë po kalon, por mendoni se po bën lojë? Mendoni se mund ta pozicionojë veten si “as nën mëngë” para zgjedhjeve? E shihni të kalojë në krahun tjetër, t’i bashkohet PS-së? Cili është kënvështrimi juaj apo nuk doni të spekulonit?
Lulzim Basha: Ishte pyetja e fundit kjo? Po zgjedh të citoj një fjali shumë të famshme nga një film që të gjithë e dinë. “Frankly, my dear, I don’t give a damn” (Sinqerisht, e dashur, nuk më plas fare”).
Diskutime rreth kësaj post