Specialistja e ISHP, Eugena Tomini ka folur mbi situatën me Covid-19 në vendin tonë.Sipas saj, 780 pacientë janë në kushte shtëpie, ndërsa shtoi se një pjesë e mirë e tyre janë asimptomatikë.
E pyetur mbi infektimet e shumta që po ndodhin brenda bluzave të bardha, Tomini u shpreh:
“Nuk duhet harruar që në QSUT janë 50 shërbime. Ekspozimi është shumë më i madh se gjatë izolimit. Pavarësisht qëndrimit në linjë të parë, personeli edhe mund të infektohet”.
A përbëjnë pacientët asimptomatikë rrezik për persona të tjerë?
“Vazhdojmë të theksojmë se pacientë asimptomatikë kanë peshë në transmetimin e infeksionit. Periudha e vetëizolimit është shumë e rëndësishme edhe për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit”, tha Tomini.
Specialistja e ISHP apeloi edhe një herë te qytetarët që të respektojnë masat parandaluese, të mbajnë maska dhe të vetëizolohen në momentin që pikasin ndonjë prej shenjave të infektimit.
Diskutime rreth kësaj post