Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi në një bashkëbisedim me gazetarët ka thënë se të gjithë të zhgënjyerve nga PD dhe PS, dëshiron t’iu japë një mundësi.
“E kemi deklaruar veten si parti qendre. Duam t’i japim një mundësi dhe një shpresë të gjithë atyre që s’kanë një alternativë por edhe të pakënaqurve nga PD dhe PS”, tha Blushi.
Lidhur me këtë gazetarët e kanë pyetur nëse do t’i bashkohen partise LIBRA-s Namik Dokle dhe Arta Dade, të cilët Rama i la jashtë listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 18 qershorit.
“Ata janë miqtë e mi dhe si ata ka shumë socialistë të zhgënjyer por edhe demokratë” tha ai.
Kreu i LIBRA-s deklaroi ndër të tjera se ka ardhur koha që figurat e vjetra politike të largohen. Me të vjetër ai iu referua si ish-kryeministrit Sali Berisha, por edhe Ramës e Metës.
“Unë jam opozitar, 12 vite në opozitë, opozitari me kohë më ta gjatë. Nuk kam qenë as burokrat as doganier, kam qenë shkrimtar. Nuk jam i vjetër. Të vjetër në politikë janë Rama, Meta e Berisha”, tha Blushi shkruan panorama.
Diskutime rreth kësaj post