Një ditë më parë Partia Demokratike dorëzoi në KAS 10 dosje me mbi 2 mijë faqe materiale, që sipas selisë blu janë prova të manipulimit të zgjedhjeve të 25 prillit.
Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume thekson se për të realizuar këtë objektiv duhet që kërkesa e PD në KAS të marrë katër vota pro, nga pesë që janë në total.
“Së pari, do thosha se nëse ne do kishim një administratë zgjedhore jo si kjo që kemi sot, shanset për të patur rezultate sipas pritshmërisë ankuese do të ishin më shumë reale. Në vendimmarrje të tilla që janë shumë sensitive, në administrata që ndërtohen me parimin e përfaqësimit politik zor se mund të arrihen vetëm duke lexuar ligjin. Duhet që KAS të votojë katër vota pro, nga pesë që janë, ku dihet se dy anëtarë janë të PS”, tha Kume.
Ish-drejtuesi i KQZ-së theksoi se nëse KAS merr vendim për rinumërimi votash në disa zona zgjedhore, kjo lëvizje shton Kume mund të prodhojë ndryshime sa i takon shpërndarjes së mandateve.
“Unë e shoh se një proces i tillë mund të sjellë ndryshime në shpërndarjen e mandate. Në ndonjë njësi zgjedhore mund të kërkohen të ribëhen zgjedhjet nga e para”, tha ai për Euro News Albania.
Diskutime rreth kësaj post