Gazetari Arjan Çani thotë se duke parë seancat e të enjteve, pyetja që ngrihet është deri ku shkon teatraliteti mes kreut të maxhorancës dhe atij të opozitës dhe ku fillon e vërteta. Sipas Çanit një dozë teatraliteti është normale, por masa e këtij të fundit është ende e paqartë.
“Kemi hyrë në një erë të re. Nuk kanë mundësi shumë palët. Mendoj që nuk ka parlament në botë që të mos ketë pak teatralitet mes shefit të maxhorancës dhe atij të opozitës. Thjesht ideja që po dalin të enjten tu flasin njerëzve, sigurisht do të ketë doza teatraliteti. Janë para kamerave, nuk i shpëtojnë dot. Është normale. Ajo që njerëzit kanë në subkoshiencë është ore ky Luli këtë punë do bëjë? Protestat janë provuar. Nuk kanë funksionuar. Pyetja është mund të ndodhë gjë më shumë? Unë them jo. Sot Basha duhet kuptuar bëri blof kur i tha Ramës bëj vetingun e politikanëve dhe i pari bëhem unë. Rama nuk tha asgjë. Pra Basha është bllofist i niveleve të larta apo ia fut kot? Ne këtë duhet të mundohemi të gjejmë. Deri ku është teatër dhe ku fillon e vërteta?” është shprehur Çani.
Diskutime rreth kësaj post