Gazetari Artan Hoxha foli në Pressing në T7 edhe për vrasjen e Liridona Ademajt.
Teksa u diskutua emri i Naim Murselit që dyshohet për porositjen e vrasjes së Liridonës, ai tha se nuk e beson se me këtë ngjarje lidhet Behgjet Pacolli, ish-president i Kosovës.
“E kam parë më vëmendje për të kuptuar këto interferime, unë nuk besoj që ka qenë një gjë e tillë. Por, gjatë interpretimit të ngjarjes kemi disa piranja, që mundohen të godasin në nivele të tilla. Mundohen media të tilla të përfitojnë politikisht, të përfitojnë audiencë, sepse këto janë personazhe që shesin, por nga ana tjetër përfitojnë dhe materialisht”, tha Hoxha në Pressing.
“Ç’lidhje ka z.Pacolli me atë ngjarjen që ka ndodhur aty?. Ajo është ngjarje thellësisht penale, por duke interferuar mediat e kanë kthyer si parashikuesin e motit babain e Naim Murselit”, tha gazetari Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post