Ndërsa, virusi vdekjeprurës, COVID-19 është cilësuar si pandemi pas përhapjes së tij në të mbi 100 vende në të gjithë globin, pyetja qëndron se çfarë ndodh me personat të cilët rikuperojnë gjendjen e tyre shëndetësore pas infektimit?
A mund të infektohen sërish të shëruarit?
Kjo ishte një nga çështjet e trajtuara nga Dr. Maria Van Kerkhove, një epidemiologe e sëmundjeve infektive me Organizatën Botërore të Shëndetit, gjatë një interviste për mediat. Sipas Van Kerhove, mjekët ende nuk e dinë një gjë të tillë, edhe pse po shpresohet për imunitet ndaj sëmundjes mër përsonat e prekur njëherë.
“Përgjigja është që ne nuk e dimë. Megjithatë, ajo që ne po shohim dhe çfarë kërkojnë shkencëtarët është një përgjigje imune ndaj individëve që janë të infektuar nga ky virus. Ne nuk kemi ende të dhëna të forta për këtë”, – tha Van Kerkhove.
“Ajo që mund të ndodh është se kur dikush infektohet, ata zhvillojnë një reagim imunitar dhe antitrupash. Dhe kjo mund të sigurojë një mbrojtje duke shkuar përpara. Ne nuk kemi të dhëna që të jemi në gjendje të themi nëse kjo është e mundur apo jo. Këto studime janë duke vazhduar tani. Nëpër një numër vendesh, kështu që do të duhettë rikthehemi njeherë tjetër për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje”, – është shprehur ndër të tjera epidemiologia.
Përsa iu përket rregullave të vetkarantinimit, Dr. Maria Van Kerkhove është shprehur se: “Duhet një ekuilibër midis të siguruarit që dikush me koronavirus të karantinohet, por të mos ndjehet plotësisht i izoluar.”
Pra, duhet arritur një ekuilibër midis mbrojtjes së shëndetit dhe minimizimit të prishjes së normave sociale dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Hapi i dytë, pretendon Van Kerkhove, pas identifikimit të të gjitha rasteve me koronavirus është thjesht të kujdesen për njerëzit.
“Duke u siguruar që ata të marrin standardin e duhur të kujdesit qoftë në spital dhe jo në spital, pasi siç e dini, jo të gjithë do të kërkojnë shtrimin në spital. Për njerëzit që janë në fazë më të rëndë të sëmundjes është e rëndësishme të merret kujdesi i duhur,” – tha Van Kerkhove.
“Sigurohuni që kontaktet janë të izoluara, janë në karantinë. Kështu që ne t’i largojmë ata nga njerëzit e tjerë në mënyrë që ata të mos përhapin infeksionin. Pas kësaj ata duhet të kenë ushqim dhe kujdes mjekësor, si dhe të kontaktojnë (përmes formave të caktuara të komunikimit) me të dashurit e tyre. Ekziston një ekuilibër midis ndarjes së njerëzve dhe sigurimit që t’mos e përhapin virusin tek persona të tjerë. Kjo i bën ata të ndjehen të lidhur me të dashurit“.
Diskutime rreth kësaj post