Gazetari Arian Çani i pyetur nëse përplasjet mes Berishës dhe Bashës do të shkojnë deri aty sa ta hapin kartat për lidhje që mund të implikojnë edhe familjet e tyre, ai doli me një pralajmërim të fortë.
Sipas Çanit, kur në mes futen ambiciet politike, zhvillimet nuk do të mbyllen me kaq, por do të pasohen nga të tjera.
Intervista:
Pyetja: Zoti Çani, Basha foli një dite më parë për interesa personale të Sali Berishës. Mendon se te dyja palët do të shkojnë deri aty sa te hapin kartat për lidhje që mund të implikojnë ata vetë personalisht por dhe familjaret e tyre?
Çani: Nuk e di se deri ku mund të shkojë kjo histori, por do ketë zhvillime mendoj, nuk do mbetet me kaq. Mendoj se Basha është në të drejtën e vet për ta thënë këtë gjë sepse Berisha ka nisur betejë për të rrëzuar Bashën. Çdo gjë në këtë jetë kur ka luftë për pushtet ambicia e parë është personale. Nëse s’do kishte ambicje personale doktori s’do kishte pse ti futej kësaj gare.
Diskutime rreth kësaj post