Përveç Bledit, Kristi pati debate të ashpra edhe me Luizin përgjatë gjithë javës. Në fakt, marrëdhënia e tyre u përça, që kur Luizi dërgoi në nominim atë, Armaldon dhe Oltën.
Kristi e cilësoi Luizin si të pabesë, ndërsa që nga ajo ditë, marrëdhënia e tyre nuk ka qenë më e njëjtë.
Ndryshe nga më parë kur ata qëndronin bashkë dhe ishin miq, tani ngacmohen dhe ofendohen shpesh herë.
Kristi: Nuk ka më raport. Një njeri që vetëm ofendon dhe mashtron, nuk mund të kesh raport me të. Jemi dy mekanizma që kundërshtojmë njëri-tjetrin për të fituar. Ka treguar që ai nuk di të mbajë marrëdhënie në këtë shtëpi. Provonte të kërkonte llogari për situata, kur nuk meritonte t’i jepja llogari dhe tani përfunduam këtu. Kemi komunikim, por ai nuk është i aftë të mbajë një marrëdhënie. Nuk mund të kem marrëdhënie me një person të tillë.
Luiz: Ky është zhgënjimi i dytë në këtë rrugëtim. Kur tha që mund të eci edhe vetëm, ky është zhgënjim për mua.
Kristi: Je sjell shumë keq me mua. Nuk di të komunikosh.
Luiz: Mënyra se si më tha “Kalova lumin të dh***** kalin”, kjo më lëndoi pak.
Kiara: Nga ikja e Oltës, më duket sikur Kristi është stepur pak. Me ikjen e Oltës, ai mendon se po i siguron vetes një vend në finale. Kjo nuk është fare e bukur.
Kristi: Komenti që dhash ndaj Luizit nuk ishte për të krijuar pol, por për të thënë se ai sillet keq dhe nuk di të mbajë marrëdhënie.
Luiz: Ku do të shkosh ti?
Kristi: Unë nuk dua më. Në komunikim je zero. Ke një muaj, nuk më jep asnjë arsye.
Luiz: Ta thash edhe sot, a ke fytyrë t’ja japësh dorën Sabianit kur të dalësh?
Kristi: Absolutisht, jam sjellë shumë korrekt me të.
Luiz: Nuk kam argument prandaj. Do që të përgjigjem Krist? Jo, nuk kam argument Arbana.
Zhaklin: Sipas meje, e përmendi për të treguar se me Keisin bëri një lojë. Ata thjesht janë puthur në qafë, ata nuk janë çift i konsoliduar. Fakti që përmend një person që nuk është aty, tregon kush është Luizi. Kjo gjë prek Sabianin, Keisin dhe Kristin. Luizi ka një frikë shumë të madhe nga inteligjenca e Kristit, ndërsa Kristi nga dhuna e tij. Kristi nuk e ka mbajtur një qëndrim të vetin, e më pas krijoi romancën me Keisin. Më pas, ai vendosi të bëhej antagonist i Oltës dhe Luizit, duke shtyrë qëndrimin aty. Kristi nuk ka treguar asnjëherë banalitete. Nuk e kuptoj ndërhyrjen e Kiarës që flet për mosmirënjohjen. Kiara vetë është mosmirënjohëse ndaj nesh. Ajo hodhi vrer mbi ne opinionistët. Unë e kam mbështetur edhe kur nuk kam besuar te dashuria e tyre. Ajo ka mbërritur deri këtu në kurriz të Luizit.
Arbër: Ka përdorur fjalë Luizi, por në disa momente ka përdor edhe Kristi. Në raportin e tyre nuk ka patur ndonjëherë miqësi, por interes.
Diskutime rreth kësaj post