Drejtoresha e Infektivit, Najada Çomo do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet nën siglën e PS-së. Çomo ka zgjedhur që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së kreut të qeverisë, për t’u bërë pjesë e ekipit socialist në zgjedhjet e 25 prillit. Rama folli me superlativa për Çomon.
E dyta në listën e Partisë Socialiste të kandidatëve për Tiranën, Çomo tha se për të, ftesa për të kandiduar ishte një vlerësim. Po ashtu, mjekia tregoi se nuk ka kartë anëtarësimi në ndonjë parti, por shtoi se ka votuar për Partinë Socialiste.
“Nuk kam kartë politike. Kam qenë e çuditur në sensin e mirë për ftesën”, tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post