Mjeku infeksionit Tritan Kalo, u shpreh se nuk ka arsye për Shqipërinë të alarmohet nga koronavirusi vdekjeprurës që po përhapet me shpejtësi.
“Nuk ka asnjë arsye që të ketë alarm në Shqipëri. Organizata botërore e shëndetit ka shpallur emergjencën sepse është virus i ri dhe përpjekjet bëhen për ta izoluar në vatër. 117 raste janë izoluar jashtë Kinës por tendenca është duke izoluar udhëtimet. Shumë vende e kanë bërë.
Për shkak të lëvizjes së popullatave, bota quhet një fshat i madh dhe me një avion SARS-i me një avion shkonte në Hong Kong, Australi dhe pas 12 orësh në Europë. Duhet të izolohet brenda vatrës, dhe që mos përhapet,” tha Tritan Kalo në News24.
Diskutime rreth kësaj post