Gjatë një lidhjeje Skype me emisionin “Opinion”, Kryeministri Edi Rama ka mohuar praninë apo udhëtimin e Shefes së Shërbimit Informativ Shqiptar në Beograd.
Duke ju përgjigjur akuzave të ish-Kryeministrit Berisha, ai tha se në fakt është pikërisht Berisha që po kërkon të përfitojë nga kjo situatë.
“Hedh një budalla një gur në lumë dhe 1000 të mençur nuk e nxjerin dot. Në këtë rast budallai është dhe i ligë dhe hedh një gur sepse do të përfitojë nga kjo situataë sipas mendjes së tij të rrjedhur. Dhe në emisionin më të rëndësishëm të javës më bëhet pyetje mua. Natyrisht që nuk ka qenë, sepse kjo është gjë lehtësisht e verifikueshme, mjaftonte të ngrinit telefonoin dhe të pyesnit”, u shpreh Rama./Opinion.al
Diskutime rreth kësaj post