Analisti Fatos Lubonja ka komentuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’, letrën e Autoritetit të Dosjeve, ku tregonte se një politikan i lartë me iniciale I.M, ka qenë ish-sigurims i Shtetit.
Lubonja tha se kjo ishte një intrigë politike e qepur shumë keq, por që sipas tij ka dorë dhe Rama.
“Më fute në një pyetje që s’më duket se është thelbësorja në këtë rast. Çështja është tjetër, nuk është kjo. Ç’kuptim ka kjo? Ç’kuptim politik ka kjo? Është shumëplanëshe. Ka qenë apo jo është çështjes e ekspertëve. Por s’mund të them oka qenë ose s’ka qenë kur s’ka dokumente. Unë mund të flas nëse Shqipëria është marrë apo jo me luftën kundër komunizmit.
Pyetjes se ‘pse tani publikimi i këtij dokumenti” Lubonja tha se; Intrigë politike e qepur shumë keq. Nuk arrij që të jetë qepje as nga Edi Rama, pasi ai është mjeshtër i qepjes së intrigave. Se mendoj dot se mund të jetë bërë pa Edi Ramën. ore ça ka ndodhur që është bërë kjo maskaradë?! Ku e di unë. Ça thonë ka qenë dhe ça jo. Doli një Fatjon dhe tha; s’ka qenë Ilir Meta. Procedura është krejt e paqartë. Për çfarë bëhet fjalë? për bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit që rekrutoheshin në bazë të disa kategorive, ato patriotike apo ato me shtrëngim. Aty ai bënte një deklaratë dhe aty i vihej një pseudonim.
A bëhet fjalë për një dosje të tillë apo për një denoncim të një personi. Apo ka raste kur ai që arrestohet thotë; kam folur me Andi Bushatin. Dhe shkojnë e kapin dhe Andin. Ajo që është skandaloze, është se si ka mundësi që me një e-mail anonin, një institucion serioz, të veprojë kaq shpejt pa sqaruar, me një I.M. Del dhe ajo e parlamentit dhe merret ajo me një ‘tronditje të madhe’. Ajo nuk është tronditur dhe për gjerat më të mëdha. Ky Veliaj që ju tha atyre dhe thotë; ‘ne jemi e ardhmja, ata e kaluara’. Unë e kam me këta që rrinë aty të heshtur që rrinë përpara. Para ca kohësh mblodhi Edi ca në një kongres dhe ju tha; mirëdita. Pastaj tha; Mirëdita Gramoz! Ishte figura më e rëndësishme e partisë. Po ti lidhim këto ngjarje, këto kanë ndodhur në një kohë kur Ruçi ishte ministër i Brendshëm. Ky I.M., ka qenë rreth 19 vjeç. Këta kanë ndonjë çikë mendje? Se një herë thotë; Mirëdita Gramoz, dhe a kanë ndonjë mendje të thonë që ‘na thoni se çarë duhet të kuptojmë si vlerë apo antivlerë’. Edhe sikur të kishte qenë, kjo është një gjë e papranueshme nga të gjitha anët. Shkelje e ligjit. Ilir Meta është qytetar normal sot.
Si vepron kështu në këtë mënyrë me një qytetar të thjesht, në njeri anonim. Këtu është degradim i luftës politike në një nivel banal. Tregonin te burgosurit te vjetër, kur nisën të bënin gjyqet atëherë, thoshte një nga burrat e mençur; ndaloni mo pak se i bëtë të gjithë shqiptarët tradhtarë e spiunë. Këta nuk njohin fare në luftën politikë se vërtetë Berisha është non-grata, por si i hapen negociatat një vendi të tillë? Këta i bëjnë dëm vendit të tyre. Këta denigrojnë njëri-tjetrin.”, tha Lubonja.
Diskutime rreth kësaj post