Kreu i PD, Lulzim Basha në një konferencë për mediat, i pyetur nga gazetarët nëse PD ka dosje të tjera për të denoncuar përveç inceneratorëve tha se po por sot do të përqendrohet tek çështja e inceneratorëve e denoncuar nga selia blu. Basha u shpreh se personat që janë shpallur në kërkim të kapen para se t’i vrasë ndokush.
Deklarata e Bashës:
“Po PD ka dosje të tjera, por sot nuk kam ndërmend të devijohem. E sotmja ka treguar se beteja jonë është e drejtë. Sot duhet vënë në ndjekje penale kryeministri, zvendës/kryeministri, Arben Ahmetaj, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, Erion Veliaj, kyebashkiakun e Fierit, Armando Subashi, ish-kryebashkiaku i Fierit. Edhe këtë Gugalljan t’i gjejmë para se ti vrasë ndokush”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post