Arben Pëllumbi, Sekretari Organizativ dhe i Koordinimit Elektoral të PS ka thënë se lista e kandidatëve të PS është përfaqësuese e alternativës socialiste.
Më tej Pëllumbi ka thënë se mazhoranca ka një filozofi të ndërtimit të listave që mbështetet mbi 3 kolona, teksa shton se ka pasur diskutime në kryesinë e PS për hartimin e këtyre listave.
Ai gjithashtu është pyetur nëse ka pasur përplasje midis Ditmir Bushatit dhe Edi Ramës.
“Në çdo përgatitje listash, për çfarëdolloj fushate, qofshin ato për zgjedhjet politike apo lokale, sigurisht që ka debate dhe diskutime alternativash, derisa të arrihet në momentin e fazës finale, për të nxjerrë përfaqësuesit më të mirë në garë. Ka rinovim, largohen disa figura dhe afrohen disa të tjera, sepse vetë skuadra përfaqësuese e PS duhet të ketë patjetër brenda saj elementë të rinj, energji të reja dhe figura të reja. Kjo ka qenë historikisht në PS, sepse në të gjitha zgjedhjet kemi sjellë rinovim të ekipit tonë kombëtar. Ka pasur diskutime në kryesinë socialiste, por nuk ka pasur konfrontim”, tha Pëllumbi.
Diskutime rreth kësaj post