Kur duket se opozita jashtë parlamentare, PD-LSI ka bashkuar forcat për zgjedhjet e 2021, Partia Socialiste ende nuk ka marrë ndonjë hap në këtë aspekt.
Ministrja Elisa Spiropali e pyetur nëse mund të ketë një qeverisje PS-LSI ose PS-PD të koalicionit të gjerë në një situatë të përcaktuar, jo si zgjedhje e vullnetshme, por një zgjedhje të detyruar politike u shpreh se:
“Ne do të hyjmë në zgjedhje të vendosur për të fituar mandatin e tretë, për të qeverisur Shqipërinë për të përfunduar reformat tona. Ky është synimi ynë dhe po përgatitemi për këtë lloj beteje elektorale. Ne nuk bëjmë kompromis mbi parimet tona këtë e kemi dëshmuar dhe më pas rezultati elektoral ka lidhje me votuesit dhe vetëm atyre i takon të vendosin se cilës forcë politike do t’i japin besimin për të qeverisur.”, tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post