Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se vajza e tij, Argita Malltezi që ku ka marrë rrogën e saj të parë si pedagoge, nuk ka marrë asnjë qindarkë nga shteti. Komentet i bëri gjatë një konferencë për shtyp, në kuadër të dosjes “Partizani”.
Me tej ai shtoi se vajza e tij nuk deklaron pasuri se është funksionare, por për shkak se ishte e bija e ish-kryeministrit të Shqipërisë.
“Arbër Malltezi është bërë pa qenë në shoqërinë, por me kontratë dhe kjo nënkupton përgjegjësi të pakufizuar, kontratë. Së pari ka qenë pronar toke, ka blerë parcela nga kushërinjtë e tij. Së dyti ka investuar që në fillim 60 mln lekë. I fshehin të gjitha. Së treti ka dokumente që ka shitur në gropë, por çdo metër katror të tij, ekziston çdo dokument. Për këta shpifës për të hedhur tym, shtrojnë pyetjen si u bë. Kënaqësia e Ramës dhe këtyre larove të tij kulmon kur në 3-4 raste shkruajnë se Jamarbër Malletzi mori devidentin dhe Argita nuk deklaroi të ardhurat e veta. Këtyre individëve që përdhosin ligjin, u them kaq: jeni skllevër të Ramës ose injorantë ekstremë. Argita Malltezi nuk deklaron pasuri se është funksionare, por për shkak të të atit.
Së dyti. Këta përdhosës të ligjit për të përdhosur dhëndrin tim i referohen ligjit të bashkësisë familjare të interpretuar nga oreksi i Ramës. Ai ligj thotë se ‘të gjithë janë bashkë, përveç pasurisë së trashëguar’ Argita Malltezi s’ka asnjë qindarkë nga trashëgimia e bashkëshortit.
I kthehem Ramës, Argita që kur ka marrë rrogën e parë si pedagogë s’ka fituar asnjë qindarkë të vetme”, u shpreh Berisha.
Diskutime rreth kësaj post