Kur kanë kaluar tetë vite nga vrasja misterioze e ish-deputetit socialistë Fatmir Xhindi, kanë nisur të dalin në dritë fakte të reja në lidhje me autorësinë e vrasjes. Megjithëse deri më tani gjithçka mbetet në një mister të plotë dhe “gishti” i dyshimit lëviz vetëm në pak njerëz.
Deputeti socialist Fatmir Xhindi u vra para banesës së tij në Roskovec (Fier) më 2 maj 2009, më pak se dy muaj para zgjedhjeve të 28 qershorit. Kur një deputet vritet në fushatë elektorale pista e parë e hetimit duhet të ketë lidhje me aspektin zgjedhor, konfliktet për shkak të zgjedhjeve, luftës mes kandidatëve, bërrylave në prapaskenë, ndeshjes politike mes partive…
Në vijim të kësaj linje, perveç dy partive të mëdha, PS e PD, që natyrisht duheshin parë si të dyshimta atëhere, kishte hyrë në lojë me shumë ambicie edhe LSI e Ilir Metës. Zgjedhjet e 28 qershorit ishin tepër të ashpra, dhe u luftua fort për çdo votë. Le t’i trajtojmë me radhë këto elementë:
I ndjeri Xhindi kishte fituar tre herë zgjedhjet parlamentare në Roskovec (një qytezë bastion i verbër i së majtës), dhe natyrisht ishte një “kockë” e fortë e PS në atë zone zgjedhore. Kjo nënkupton se PD s’kishte interes ta hiqte qafe të ndjerin, sepse s’mund të fitonte në Roskovec perballë çdo kandidati të së majtës, siç de facto nuk fitoj më 2009.
PS, nga ana tjetër, Xhindin e kishte një kanditat të konsoliduar, tre herë deputet i zonës, pra s’kishte motiv ta bënte dalje, vetëm nëse i ndjeri kishte shfaqur ndonjë tendencë seperatiste në drejtim të LSI-së.
LSI në atë kohë po përpiqej të tregonte muskujt. Veç trafikimit të deputetëve në Parlament (praktikë që vijon ta ndjek dhe sot), ajo po luftonte fort sidomos në Fier. Siç dihet në rrethin e Fierit fitoi Dritan Prifti më 2009-n, por kishte gjithashtu edhe një kandidate tjetër të fuqishme në Roskovec, zonjën Angjelina Kola, lindur e rritur aty.
Angjelina Kola ishte deputete e listës së PSD në Parlamentin e 2005-2009-s, por që u rrëmbye nga LSI vetëm disa muaj para zgjedhjeve të 28 qershorit, dhe ajo pritej të kandidonte përballë Fatmir Xhindit të PS.
Natyrisht zonja Kola kishte shume shanse të fitonte në Roskovec (si vendlindja e saj), por dhe shumë vështirësi përballë një kadidati tre herë deputet i zonës, si i ndjeri Xhindi.
Duke lexuar lajmet e asaj kohe më bëri përshtypje ky material i datës 9 maj 2009 (një javë pas vrasjes së të ndjerit Xhindi) – citohet: “Deputetja e LSI-së Angjelina Kola ka ndihmuar policinë e Fierit për tu mbushur mendjen familjarëve të deputetit të vrarë Fatmir Xhindi që të jepnin telefonat celularë për të marrë e kontrolluar tabulatet. Policia ka shkuar në banesë një ditë më pas dhe ka kërkuar prej familjarëve aparatet e telefonave celularë për të marr tabulatet, por ata kanë refuzuar që t’i jepnin. Ka qenë ndërhyrja e deputetes Angjelina Kola e cila i ka sqaruar se duhet të bashkepunojnë me policinë e prokurorinë për të gjetur shkakun dhe autorin e vrasjes së Fatmir Xhindit. Pas nderhyrjes së saj ata kanë dorëzuar aparatet telefonik celularë”. Sot e kësaj dite nuk dihet se çfarë është gjetur në këto tabulate dhe çështja ka mbetur e mbyllur në “kasafortën” e drejtësisë, e cila mbahet fort ende nga Berisha dhe Meta. Ndërkohë që Angjelina Kola ishte kandidate e LSI-së, një parti në armiqësi të thellë me PS-në, çfarë kërkonte ajo aty?
Duke parë dhe zemërimin e Metës, një natë më parë në një emision televiziv, i cili përpos akuzave ndaj Ramës akuzoi dhe Blendi Klosin në qarkun e Beratit se po lëviz jashtë rregullave, madje tha se është dhe i sëmurë, vetëvetiu lind pyetja: A duhet të ketë kujdes dhe z. Klosi pasi Metës i kanë hipur xhindet dhe është vërtetë në hall?!
Diskutime rreth kësaj post