Taulant Muka i cili për një kohë të shkurtër mbajti postin e zv.ministrit të Arsimit në qeverinë e Edi Ramës, pasi dha dorëheqjen i kthehet “sulmeve” ndaj kryeministrit.
Ai shkruan sot se pse Edi Rama nuk e tregon punimin e vet të doktoraturës duke hedhur dyshime se ai mund të jetë një plagjaturë apo më keq akoma, kryeministri nuk ka një diplomë të tillë.
Ish-zv.minsitri i Arsimit, Taulant Muka, pak ditë pasi ka dhënë dorëheqjen ka sulmuar Kryeministrin Edi Rama, duke i kërkuar që të publikojë doktoraturën e tij.
“Heshtja e kryeministrit
Pse ka frikë të reagojë kryeministri i vendit ndaj akuzave që unë kam bërë? Pse kryeministri i vendit nuk kontrollon diplomat (dhe CV-të) e ministrave, deputetëve dhe kryetarëve të bashkive kur i emëron (majtas dhe djathtas), apo dhe të rektorëve dhe dekanëve etj? Përkundrazi, çdo intelektual Kryeministri e sheh si “armik”, i ul vlerat dhe dëshiron ta nënshtrojë, ndërsa “kopjacin intelektual” e sheh si mik dhe e ngre në detyrë?
Po kryeministri i vendit, pse nuk e qartëson rrugëtimin e tij akademik? Pse nuk i mohon të dhënat që ai mban gradën shkencore “Doktor Shkencash”, një titull i dhënë nga Akademia e Arteve në Tiranë? Mos harrojmë se në jetëshkrimin e Kryeministrit në institucionet e huaja përmendet që ai mban titullin profesor.
Kjo konfirmohet edhe nga fakti që Kryeministri në vitin 2003, ka qenë si profesor vizitues (“visiting professor”) në Universitetin “Massachusetts Boston” (https://scholarëorks.umb.edu/cgi/vieëcontent.cgi… ). Si rrjedhojë, Kryeministri duhet të mbajë dhe gradën “Doktor shkencash”.
Pyetja që lind është: Përse Kryeministri nuk e qartëson këtë detaj të “karrierës” së tij akademike? Dhe nëse mban titullin “Doktor Shkencash”, pse kryeministri i vendit nuk e publikon “doktoraturën” e tij? Eshtë një punim plagjiaturë? Apo nuk ka diplomë fare? Është kjo arsyeja pse kopjimin e një punimi kryeministri e konsideron një praktikë normale? Media dhe shoqëria shqiptare duhet ti shtrojë sot shumë pyetje kryeministrit!”, shkruan Muka.
Kujtojmë që Taulant Muka zbuloi një punim plagjaturë të ish- zv. ministrit të Arsimit Ervin Demo, artikull që solli dorëheqjen e këtij të fundit.
Ndërsa me propozim të Ramës për rreth një muaj ai mbajti postin e zv.ministrit të Arsimit, nga i cili dha dorëheqje pasi sipas tij nuk përmbushte kriteret e një pune normale./GazetaExpress
Diskutime rreth kësaj post