Mjeku shqiptaro-amerikan Fillor Çaushaj ka deklaruar në një intervistë për Ora News se lufta ndaj koronavirusit fitohet vetëm duke bërë testime masive. Sipas tij edhe Amerika ende nuk ka bërë mjaftueshëm testime.
‘Kjo krizë nuk do mbarojë derisa të kemi testime komplet. Kemi nevojë të dimë kush e ka patur dhe ka imunitet dhe ata që janë në rrezik, të cilët nuk e kanë pasur dhe s’kanë imunitet. Derisa të vijë pika të kemi një vaksinë, testimi është gjëja më e mirë për të kontrolluar dhe kufizuar infeksionin.
Dmth personi që del pozitiv dhe e izolon dhe ai nuk e përhap sëmundjen në familjen e tij dhe miqtë e tij. Pa testim nuk fitohet kjo luftë. Fatkeqësisht kombi im, Amerika akoma nuk bën mjaft testime. Kemi patur një katastrofë me këto testimet që Koreja dhe Japonia janë më të përparuara në testime sesa SHBA. Një fatkeqësie e madhe.’ – deklaroi ai.
Diskutime rreth kësaj post