Pas lajmit që bëri publik ish-kryeministri Sali Berisha se ish-ministri i Brendshëm ishte rrahur, ka reaguar vet Saimir Tahiri.
I ftuar në “Opinion” Fevziu pyeti Tahirin nëse ishte i vërtetë ky lajm, ndërsa ish-ministri tha me ironi se shtëpia e tij nuk ka oborr. Madje ai i tha Fevziut se kjo pyetje ishte shumë banale.
Fezviu: Ju kanë rrahur në oborrin e shtëpisë?
Tahiri: Kush e ka nxjerr këtë? (qesh). Kush e ka bërë këtë. Shtëpia ime skam oborr. Shumë banale kjo Fevzi.
Berisha pohoi pak kohë më parë në një intervistë televizive se Tahiri ishte rrahur nga bandat e Ramës.
“Brenda tyre ka një egërsim dhe një luftë të brendshme të pa mëshirë. Del por nuk di ta lexosh. A e more vesh që e kanë rrahur Saimir Tahirin para një jave. Në mënyrë absolute bandat e Edi Ramës. Sa filloi t’i përmendi Edi Ramës çatinë. Ishte fjalë kod ajo. Sa ia përmendi këto e zhdëpën. Prandaj, këto i kanë brenda. Kryekumbari në shpellën e mafies bën ligjin. Saimiri ia kërcënoi çatinë. “Çati”, “Themele” janë gjuhë shpelle, janë kod i mafias”, kështu u shpreh Berisha më 4 tetor të këtij viti.
Diskutime rreth kësaj post