Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero tregon që duhet akoma të jemi vegjilentë, sepse pandemia është ende në mesin tonë.
Fakti se personat që kanë kaluar epideminë e koronavirusit, a mund të konsiderohen të shëruar, për mjekun Pipero, nuk përbën frikë, sepse sipas tij, ata konsiderohen tashmë të pastruar.
“Personat e prekur nga Covid, të shtuar në spital, pas shërimit, rikuperohen rreth dy javë pas asaj që ne e quajmë shërim, studimet kanë dëshmuar se edhe nëse izolohet pjesëzat e ARN, ato nuk janë të atë më që të sëmurit dhe të infektojnë qytetarë të tjerë”. tha ai.
Dr.Pipero, me gjithë parashikimet referuar situatës së pandemisë, shprehet se gjatë muajit shtator, mund të presim një valë të dytë të të infektuarve me COVID, porse të një intensiteti më të vogël
“Gjasat janë që COVID të rikthehet në vjeshtë, por impakti është që do të jetë më i vogël, por ne tashmë i kemi mundësitë për ta fituar betejën me këtë virus, edhe nëse do të zgjasi 1 ose 2 vite”. përfundoi ai.
Diskutime rreth kësaj post