Këngëtarja Rozana Radi duke komentuar koronavirusin shtron pyetjen: A jemi të përgatitur për të përballuar një epidemi të këtyre përmasave?
Postimi i Rozana Radit:
“Nuk është vetëm aeroporti i Tiranës! Janë të gjitha pikat kufitare ku duhet të shtohet kontrolli shëndetësor. Është porti i Durrësit ku udhëtarët konfirmojnë që nuk ka kontrolle të rrepta për këtë epidemi. Pyetja është: A jemi të përgatitur për të përballuar një epidemi të këtyre përmasave?” – shkruan Rozana Radi në profilin e saj në rrjete sociale.
Ndërsa bashkëngjitur këtij postimi, këngëtarja shton më tej: “Kërkova një maskë më të perfeksionuar se ajo që mund të vemë për një grip të thjeshtë por nuk e gjeta!
Kush mund të më japë një info më të detajuar se a i kemi ne aksesorët që përdoren në raste të tilla virusesh ? (Nuk flas për maska letre këtu )”.
Situata me koronavirusin është kthyer në alarm edhe në Shqipëri. Vdekja e 6 personave dhe infektimi i mbi 220 të tjerëve në Itali ka ngjallur frikë në vendin tonë, ku janë forcuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Ministrja dhe qeveria kanë siguruar qytetarët se nuk ka vend për panik, ndërkohë që shkolla “Udha e Shkronjave” u mbyll vetë mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post