Deputetet e Rithemelimit në Komisionin e Ligjeve kanë akuzuar kryetaren Klotilda Bushka se ka shkelur rregulloren me përjashtimin e deputetëve.
Për këtë arsye, nuk kanë lejuar zhvillimin normal të mbledhjes së Komisionit paraditen e sotme.
Pjesë nga debati:
Saimir Korreshi: Si kryetare e Komisionit të ligjeve ke kaluar tek antiligjore. Ke krijuar një komision ndryshe. Na keni hequr 10 ditë pune e as nuk na keni thirrur. Si mundet të ndryshosh rregulloren dhe të njoftosh 12 minuta para. Na dërgon mesazh unë anëtar i sekretariatit të etikës njoftohem 12 minuta para dhe nuk vjen as materiale. Le që byronë… A jemi një m*t komision ligjesh apo çfarë jemi.
Klotilda Bushka: Të tërheq vëmendjen. Mu drejto me ju dhe mos mu drejto me ‘Ti’
Saimir Korreshi: Është për procedurë ke shkelur ligjin.
Diskutime rreth kësaj post