Për lidhjen e tyre është folur shpesh megjithëse kanë qenë aludime, por të dy protagonistët, Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha, kurrë nuk e kishin bërë publike dashurinë e tyre deri para pak kohe.
Edhe pse janë të dy personazhe shumë të njohur për publikun shqiptar, në dakordësi me njëri- tjetrin ata kishin vendosur që ta mbanin lidhjen e tyre jashtë vëmendjes së portaleve.
Megjithatë në çdo emision ku këngëtarja ka qenë e ftuar, nuk i ka shpëtuar kurrë pyetjeve për portierin e Partizanit Alban Hoxhën.
E ftuar në emisionin “Top Show” këngëtarja është pyetur nëse është xheloze për portierin dhe e kundërta, nëse Albani është xheloz për të.
“Nuk do të thotë të jesh një femër e bukur, nuk do të thotë që s’je njeri normal në jetën e përditshme, apo mos jesh xheloze.
Madje femrat e bukura janë edhe më xheloze se një femër normale apo një femër zyre me syze qorri”, është përgjigjur Çiljeta, ndërsa duke qeshur i ka thënë Aulona Mustës, se nuk e kishte për të.
Diskutime rreth kësaj post