Kërkuesi shkencor në Universitetin e Padovas, Arben Dedja ka komentuar masat e marra nga qeveria për ndalimin e përhapjes së COVID-19.
‘Mendoj se janë masat e duhura pasi kemi të bëjmë me një sëmundje të panjohur dhe nuk e dimë sesi do të evolojë në muajt e ardhshëm dhe e vetmja mënyrë për ta bllokuar sëmundjen është që ta ndalosh të transmetohet te një organizëm tjetër që të mbijetojë.
Virusi është një organizëm gjysëm i gjallë dhe i vdekur dhe e ka të domosdoshme që të transportohet dhe evitimi i kontakteve me njerëzit është e vetmja mënyrë për të bllokuar, e vetmja mënyrë është distancimi social.
Çdo shtet merr masat në varësi të situatës, por duke e ditë që shqiptarët dhe italianët janë të padisiplinuar dhe sa më të padisiplinuar të jenë aq më dragoniane janë masat.”– tha ai për Abc News.
Diskutime rreth kësaj post