“Djegia e mandateve ishte mënyra më e mirë për të denoncuar pushtetin autoritar të Edi Ramës”, Kështu është shprehur kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Top Talk” ditën e sotme.
E pyetur nga Denis Dyrnjaja nëse djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale ishin veprimi i duhur, Kryemadhi tha se pa këto veprime të opozitës, qytetarët nuk do të ishin ndërgjegjësuar.
“Çdo ditë e më shumë jam e bindur që e vetmja mënyrë për të denoncuar dhe demaskuar qeverisjen e Ramës ishte djegia e mandateve. Nëse ne nuk do të digjnim mandatet, nëse ne nuk do të bënim atë proces për bojkotin e votimeve të Ramës të 30 qershorit, ne do të vazhdonim dhe do të kishim një raport si ai i zgjedhjeve të 2017, zgjedhje të lira dhe të ndershme.” – tha Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post