Avokati Idajet Beqiri thotë se ish kryeministri Sali Berisha do të ishe arrestuar, nëse do të ishte nën moshën 70-vjeç dhe nëse vepra penale për të cilën akuzohet, do të përbënte rrezikshmëri të theksuar shoqërore.
Në një intervistë për ABC News, Beqiri u shpreh se më e keqja për Berishën, nuk janë akuzat ndaj tij për privatizimin e ish kompleksit Partizani, por shpallja e tij ‘non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe për korrupsion të lartë shtetëror.
“U vlerësua kjo masë sigurimi, sepse në ligj, përcaktohet që kur je mbi 70 vjeç dhe kur vepra penale nuk është e atillë me një rrezikshmëri tëpër të theksuar shoqërore, që konsiderohen vrasjet, aktet terroriste,m akte gjenocidiste, grabitje etj, kur ka vepra të tilla penale dhe masa e sigurimit e plotëson atrë që do të arrijë, për shembull, që të mos largohet jashtë shtetit, ti i thua që i bllokon pasaportën atij, kjo masë sigurimi ka vlerë derisa të përfundojë gjykimin çështja. Do hetohet çështja, do gjkjohet në gjykatë, dhe pasi të gjykohet çështja, ai, bie fjala, do të dënohet me 5 vite burg, se kaq e ka korrupsioni pasiv. Por po të kishte vetëm kaq, do ishte lule për të.
Por ai është shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe për korrupsion të lartë shtetëror. Korrupsioni i lartë shtetëror nuk është kompleksi Partizani, kjo është më e vogla e të voglave”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post